Treni ka shkelur një plak në Trubarevë

Kronikë e zezë

Treni ka shkelur një plak në Trubarevë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:37

Konstatin Zh (79) në mëngjes është shkelur nga një tren transportues në afërsi të Maxharit.

MPB-ja kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 8 në dalje të Maxharit drejt Trubarevës, në afërsi të mbikalimit, kur treni i cili ka qarkulluar në relacionin Tabanovc - Trubarevë ka goditur personin, i cili ka kullotur bagëtinë afër hekurudhës.

Nga lëndimet e marra, Konstantin ka vdekur në vendin e fatkeqësisë. Ndërkohë menjëherë është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik dhe policia po ndërmerr masa për ndriçimin e tërësishëm të ngjarjes./Alsat.M/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat