Ja si u grabit me armë kazinoja në 25 sekonda (video)

Kronikë e zezë

Ja si u grabit me armë kazinoja në 25 sekonda (video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 11:51

Grabitja e kazinosë mesditën e djeshme pranë Shkollës së Bashkuar ka ndodhur vetëm për 25 sekonda. Të riut, që ishte maskuar me një kapuç, iu deshën vetëm 25 sekonda për të kryer grabitjen nën kërcënimin e armëve dhe për të marrë xhiron ditore të kazinosë.

Autori i ngjarjes së shënuar në rrugën e Dibrës në kryeqytet, dyshohet se është tek të 20-tat. Në videon e grabitjes së publikuar nga televizioni “A1 Report”, shihet qartë sesi i riu i veshur me bluzë gri e kapuç në kokë hyn qetësisht brenda ambienteve të kazinosë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat