Asgjesohen 350 rrënjë kanabis sativa në 2 parcela

Kronikë e zezë

Asgjesohen 350 rrënjë kanabis sativa në 2 parcela

Më: 25 maj 2015 Në ora: 08:48

Policia ka asgjesuar 350 bimë narkotike kanabis sativa të mbjella në 2 parcela në territorin e fshatit Zezë në Komunën Nikel.

Asgjesimi i drogës u bë pas finalizimit të operacionit të koduar “Zeze 2015”, nga sektori Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Krujë, në kuadër të parandalimit dhe goditjeve të trafikut të drogës.

Bima narkotike kishe një gjatësi nga 20 deri në 30 centimetra. Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë marrë monstrat e bimëve dhe sendeve të tjera, për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat