Dy të plagosur nga përplasja e motorit me shtyllën

Kronikë e zezë

Dy të plagosur nga përplasja e motorit me shtyllën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:59

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit rreth orës 17:00. Dy persona që udhëtonin me një motoçikletë u përplasën me një shtyllë të energjisë elektrike.

Për pasojë ata mbetën të plagosur rëndë. Policia tha se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për mjekim të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat