Diskoja në Sarandë u dogj qëllimisht me benzinë, dyshohet konkurrenca

Kronikë e zezë

Diskoja në Sarandë u dogj qëllimisht me benzinë, dyshohet konkurrenca

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:44

Policia e Sarandës ka identifikuar personat që pak ditë më parë u vunë flakën një diskojë ne afërsi portit të qytetit të Sarandës.

Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime jozyrtare pranë policisë së Sarandës, të cilat bëjnë me dije se autorët që i kanë vendosur flakën diskos janë identifikuar nga një kamera sigurie që ndodhet pranë diskos.

Mësohet se kanë qenë tre persona ata të cilët kanë lyer me benzinë diskon, ndërsa njëri prej tyre edhe është lënduar gjatë zjarrvënies.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personat në fjalë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi janë në kërkim.

Mësohet se zjarri diskos i është vendosur për arsye konkurrence, ndërsa policia po heton zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Videoja e momentit të djegies së diskos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat