Aksident i rëndë në Nish, dy gra të vdekura nga Bogovina e Tetovës

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Nish, dy gra të vdekura nga Bogovina e Tetovës

Më: 24 maj 2015 Në ora: 22:04

Në një aksident që ka ndodhur në Nish kanë mbetur dy gra të vdekura dhe një fëmijë i lënduar. Dy gratë janë nga Bogovina e Tetovës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 në rrugën Nish-Svrljig në fshatin Malça, njofton TetovaSot.
Deri te aksidenti ka ardhur kur një Mercedes me targa të Beogradit ishte duke shkuar në drejtim të Nishit ku përplaset me Fiat Punton ku familja nga Bogovina ishin duke ardhur në Maqedoni.
Në Fiat Punton flitet se kanë qenë nëna, gruaja shoferi dhe djali i tyre 3 vjeç. Nëna dhe gruaja e shoferit kanë ndërruar jetë ndërsa fëmiu është lënduar.
“Dëgjova një plasje të madhe, kur pash Fiat Punton ishte me gjak dhe një grua ishte e vdekur thirra Ndihmën e Parë ku morën gruan e dytë dhe fëmiun” u shpreh dëshmitari Milorad Stojanovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat