Vdes njëri nga të aksidentuarit në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vdes njëri nga të aksidentuarit në Fushë Kosovë

Më: 24 maj 2015 Në ora: 20:30

(E plotësuar) - Ka vdekur njëri nga dy të lënduarit në aksidentin e ndodhur rreth një orë më parë në Fushë Kosovë, ndërsa edhe i aksidentuari tjetër vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar Klan Kosovën, Dibran Istrefi, mjeku i Emergjencës në QKUK.

Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës, i ka thënë Klan Kosovës se vetuar e cila ka goditur çiftin është Mercedes i bardhë me targa të njohura për policinë.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit

Në Fushë Kosovë një veturë kishte aksidentuar dy veta duke lënë të shtirë për tokë një çift të moshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat