Shkodër, asgjësohen 400 rrënjë kanabis në fshatin “Kir”

Kronikë e zezë

Shkodër, asgjësohen 400 rrënjë kanabis në fshatin “Kir”

Më: 24 maj 2015 Në ora: 19:19

Në vazhdim të operacioneve antikanabis në Shkodër, gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll i imtësishëm në fshatin « Kir» , në vendin e quajtur « Mark Nonaj », në komunën Pult, në Shkodër.

Janë gjetur të kultivuara dhe asgjesuar :

1 parcelë me gjithsej 200 rrënjë bimë narkotike si dhe 200 kubik me bimë narkotike Canabis Sattiva.

Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Kultivim i bimëve narkotike »,parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./Oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat