​Sulme me lëndime në kryeqytet

Kronikë e zezë

​Sulme me lëndime në kryeqytet

Më: 24 maj 2015 Në ora: 13:07

Një person është sulmuar në Prishtinë nga persona të panjohur ndërsa një tjetër po ashtu në kryeqytet është sulmuar me thikë në një lokal.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Çeta Llapit” ku raportohet se viktima është dërguar në QKU për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Henry Dynant” ku viktima ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal, është sulmuar fizikisht (me thikë) nga një person i panjohur duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyja rastet po hetohen nga Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat