​Vetura përplasë dhe plagos një çiklist

Kronikë e zezë

​Vetura përplasë dhe plagos një çiklist

Më: 23 maj 2015 Në ora: 23:00

Pakujdesia e vozitësve ka nisur të bëhet shqetësuese për vozitësit e biçikletave në çdo vend. Sot, gjatë orëve të mbrëmjes një makinë përplasi një çiklist në rrugët e Tiranës.

Siç transmeton OraNews, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 pranë Bankës së Shqipërisë.

Sipas policisë çiklisti ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe as identiteti i çiklistit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat