Kokainë nga Shqipëria në Londër

Kronikë e zezë

Kokainë nga Shqipëria në Londër

Më: 23 maj 2015 Në ora: 17:19

Policia britanike ka mbyllur me sukses një operacion “unik dhe të sofistikuar”, operacion që çoi në pranga gjashtë persona të cilët ishin përfshirë në trafik droge me vlerë mbi 16 milionë dollarë.

Trafikantët u kapën pas disa muajsh përgjigje nga policia (korrik 2013 – qershor 2014), ku vëzhguan gjatë blerjes, përgatitjes dhe shpërndarjes së kokainës dhe heroinës në Leicestershire. Hight Wycombe, Londër dhe Shqipëri.

Policia sekuestroi në një shtëpi të “sigurt” në Wellingborough drogë me vlerë 16.2 milionë dollarë. Përveç drogës të cilësisë së lartë, policia gjeti edhe kimikate për përzierje.

Policia thotë se grupi masa ekstreme sigurie. Ata vazhdimisht i flaknin telefonat me të cilët flisnin duke blerë vazhdimisht telefona të rinj. Takimet i caktonin në vend publike si kafe apo palestra.

Ndërsa fillimisht shërbenin si furnizues për grupe tregtimi të drogës në High Wycombe dhe Leicester si dhe Northampton dhe Wellingborough, në mars grupi gjithashtu nisi importimin e drogës së pastër nga Shqipëria duke sjellë rregullisht ngarkesa shumë kilëshe.

Policia zbuloi edhe furnizuesit shqiptarë, ku u kapën me 40 kg kokainë të pastër dhe tetë kilogramë heroinë. Pas kësaj, hetuesit gjurmuan lidhjet e tyre me blerësit në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat