Reshjet dhe erërat e forta rrezikojnë djegien e shtëpive

Kronikë e zezë

Reshjet dhe erërat e forta rrezikojnë djegien e shtëpive

Më: 23 maj 2015 Në ora: 12:30

Në fshatin Prejlep të Komunës së Deçanit si pasojë e energjisë elektrike është rrezikuar të digjet një shtëpi.
Erërat e forta, reshjet e mëdha shiu, janë shoqëruar me murmurima.

Ato kanë bërë që energjia elektrike të djeg përçuesit e rrymës, frigoriferët dhe pajisje tjera teknologjike.

Në këtë fshat, janë blerë shtyllat elektrike, por ato ende nuk janë vendosur.

Ndërsa, Indeksonline bën të ditur se probleme të tilla ka pasur shumë herë në këtë fshat, sepse shtyllat elektrike janë prej druri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat