Biznesmeni shqiptar rreh rojtarin 79-vjeçar të trafikut të një shkolle në Britani (Foto)

Kronikë e zezë

Biznesmeni shqiptar rreh rojtarin 79-vjeçar të trafikut të një shkolle në Britani (Foto)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 22:03

Një kujdestar i trafikut të një shkolle, John Doyle (79 vjeç), mbeti me brinjë të thyera, pasi u rrah nga një drejtues i zemëruar makine.

I moshuari po kujdesej për kalimin e sigurt të rrugës të nxënësve 12-vjeçarë, kur biznesmeni shqiptar, Genti Rrustemi (45 vjeç), drejtoi makinën për në vendkalim, pa e ngadalësuar atë.

Ai ka rrahur kujdestarin e moshuar të trafikut, vetëm pse ai i ka kërkuar llogari që nuk ndaloi makinën.

Rrustemi i shpëtoi burgut, pasi kishte pranuar fajësinë.

Atij iu caktua një burgim i pezulluar gjashtë muajsh dhe viktimën do ta kompensojë me 2000 euro. Ai do të bëjë 200 orë pune pa pagesë dhe i është ndaluar drejtimi i makinës nëpër rrugët e Britanisë për 12 muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat