Kapshticë, kapet turku me ilaçe kontrabandë mbi 2.000 dollarë

Kronikë e zezë

Kapshticë, kapet turku me ilaçe kontrabandë mbi 2.000 dollarë

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:23

Policia kufitare e Kapshticës në Korçë, ka ndaluar një shtetas turk, pasi iu zbuluan ilaçe kontrabandë. 57-vjeçari Celal Çelikler, transportonte drejt Shqipërisë medikamente që shërbejnë për mjekimin e sëmundjeve kanceroze dhe sipas policisë, vlera e tyre shkonte deri në mbi 2000 dollarë amerikanë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga agjentët e ‘Crown Agent’ në kamionin e tij ‘Mercedes-Benz’, me targë 34ZP3892, i janë gjetur në kabinën e kamionit 40 kuti të vogla me mbishkrimin ‘Pirucin’ 50 mlg ‘Enjeksiyonluk SU’ dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin ‘Pirucin’ dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin ‘Enjeksiyonluk SU’, që rezultuan se janë medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze”, – bën të ditur policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat