Asgjësohen 600 rrënjë kanabis në Dhërmi

Kronikë e zezë

Asgjësohen 600 rrënjë kanabis në Dhërmi

Më: 22 maj 2015 Në ora: 13:20

Policia e Vlorës ka zbuluar dhen ka asgjësuar 3 parcela me rreth 600 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Dhërmi, në afërsi të vendit të quajtur “Përroi i Vrekës”.

Në mesin e pyllit u gjetën të kultivuara 308 bimë narkotike, me lartësi deri në 30 cm dhe 292 bimë të tjera të sapoçelura nga fara.

Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat