Zbulohet arsenal armësh në Kllokot

Kronikë e zezë

Zbulohet arsenal armësh në Kllokot

Më: 21 maj 2015 Në ora: 23:15

Njësitë e Hetimeve Rajonale nga Gjilani pas bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit me inicialet B. A., kanë gjetur aty një arsenal armësh të cilat i kanë konfiskuar.
Policia kishte informata se B. A. nga fshati Ballancë me vendbanim të përhershëm në Kllokot është duke e kryer veprën penale import, eksport, furnizim, transportim, prodhim ,këmbim dhe ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.

Në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij u gjetën tri armë automatike “AK-47”, një pushkë “M 48”, shtatë pistoleta të llojeve të ndryshme të kalibrit 7.65 milimetra dhe një pushkë ajrore.

Policia përveç armëve zbuloi edhe sasi shumë të mëdha të fishekëve. Mbi 5 mijë copë fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 1 mijë e 300 të kalibrit 9 milimetra, 100 fishekë të pushkëve të gjuetisë dhe 2 mijë fishekë të kalibrave tjerë.

Në stacionin policor pas këtyre gjetjeve janë shoqëruar personat me inicialet F.A. dhe N. A. të cilët janë vëllezër dhe djem të të dyshuarit kryesor B. A. që ndodhet në arrati.

Dy të shoqëruarve në polici u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat