Burg për 2 drejtuesit që shkaktuan aksidentin 1.3 mln paundësh

Kronikë e zezë

Burg për 2 drejtuesit që shkaktuan aksidentin 1.3 mln paundësh

Më: 21 maj 2015 Në ora: 19:55

Dy drejtues të rinj janë dënuar me burg nga një gjykatë në Kinë për aksidentin e famshëm mes një automjeti “Lamborghini” dhe një “Ferrari”.

Yu Muchun, 20 vjeç dhe Tang Wentian 21 vjeç, ishin duke garuar në mënyrë të paligjshme me njëri-tjetrin nëpër rrugët e Pekinit, kur u përplasën duke shkaktuar aksidentin që vlerësohet se pati dëmin prej 1.3 milionë paundësh.

Të dyja automjetet humbën kontrollin teksa po garonin në afërsi të stadiumit të falsh “Foleja e Zogut”. Aksidenti ndodhi më 11 prill të këtij viti. Dy të rinjtë do të duhet të qëndrojnë në burg për të paktën katër muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat