Kapen 30 emigrantë të fshehur në "Maserati"

Kronikë e zezë

Kapen 30 emigrantë të fshehur në "Maserati"

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:55

Një grup prej 30 emigrantësh ilegalë është ndaluar nga policia britanike, pasi u gjetën të fshehur në bagazhet e disa automjeteve luksoze të tipit “Maserati”.

Automjetet ishin ngarkuar në një kamion që ishte nisur nga Italia për në Britani. Nëntë prej tyre, përfshi edhe një fëmijë dyshohet se janë nga Vietnami.

Automjetet ishin të mbështjella dhe të reja. Ndërsa emigrantët ishin fshehur brenda tyre. Në treg, këto automjete kapin vlerat nga 50 mijë deri në 115 mijë paund.

Policia britanike tha se drejtuesi i kamionit nuk është arrestuar, pasi mendohet se ai nuk ka gisht në këtë aktivitet. Sipas të dhënave të policisë, drejtuesi u zëvendësuar në gjysmën e rrugës për në Britani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat