Arrestohet vrasësi me pagesë i shumëkërkuar

Kronikë e zezë

Arrestohet vrasësi me pagesë i shumëkërkuar

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:03

Një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje u arrestua sot në kuadër të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” nga ana e specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit te Policisë Bulqizë.

Mirdash Osmani, 34 vjeç , banues në fshatin Gjoricë, Bulqizë, u arrestua pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas dyshohet se më datën 10.11.2014 ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit F.A., vrasësit me pagesë B. L., e L.XH dhe V.C, të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat