Arrestohet oficeri i policisë kriminale Alkejd Zeneli

Kronikë e zezë

Arrestohet oficeri i policisë kriminale Alkejd Zeneli

Më: 21 maj 2015 Në ora: 17:02

Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Tiranë, arrestoi sot oficerin e policisë, Nënkomisar Alkejd Zenelin, për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

SHÇBA veproi sot në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj oficerit të policisë, Nënkomisar Alkejd Zeneli për kryerje të veprave penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Arrestimi i Zenelit u krye pas një hetimi pro-aktiv të përbashkët 5-mujor, në bazë të të cilit rezultoi se oficeri i Policisë, me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitete në fushën e Lojërave të Fatit, kundrejt shpërblimeve.

Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar, shuma të ndryshme parash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat