Arrestohet i dyshuari për ‘blerje, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve’

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për ‘blerje, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve’

Më: 21 maj 2015 Në ora: 16:24

Me datën 20 maj 2015, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me institucione relevante, gjatë punës operative në terren ka bërë bastisjen e një shtëpie në fshatin Gjinovc të Suharekës, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: N. R, i lindur me 1971.

Gjatë kontrollimit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar:

10 paketime me pluhur, me peshë të përbashkët 6 kilogramë e 854 gramë, e dyshuar se është substance narkotike e llojit heroinë, një telefon celular, një peshore digjitale, e cila dyshohet se është përdorur për matjen e substancës së dyshuar.

Me vendim të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren i dyshuari është në qendrën për mbajtje për 48 orë në stacionin policor në Suharekë. /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat