Mbytet një turist çek në Shkodër

Kronikë e zezë

Mbytet një turist çek në Shkodër

Më: 8 maj 2015 Në ora: 16:59

Një turist çek ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi kishte dalë për lundrim në lumin Kir në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Varka me të cilën ai po lundronte bashkë me bashkëshorten, u përmbys për shkak të intensitetit të madh të rrjedhës së lumit, si pasojë e shkrirjes së borës.

Fatmirësisht bashkëshortja e tij arriti të shpëtojë dhe të dalë në breg, ndërsa turisti dyshohet se ka humbur jetën. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë polumbarët dhe Forcat "Renea", të cilët po punojnë për gjetjen e trupit të humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat