Tiranë, burri kërkon mbrojtje në polici, më jep dajak gruaja

Kronikë e zezë

Tiranë, burri kërkon mbrojtje në polici, më jep dajak gruaja

Më: 7 maj 2015 Në ora: 07:59

Gjithmonë jemi mësuar me denoncimet ku bash këshorti dhunon gruan, por ka edhe raste kur ndodh e kundërta dhe gratë rrahin burrat. Ndonëse këto raste janë më të rralla, një ngjarje e tillë është shënuar në zonën e Kombinatit, ku 41-vjeçari G.D. ka bërë denoncimin në polici, pasi e dhunonte ish-gruaja e tij. G. ka denoncuar në Komisariatin Nr.6 se 29-vjeçarja E.M. e dhunonte atë, edhe pse prej disa kohësh janë ndarë nga njëri-tjetri.

Burri para uniformave blu ka sqaruar se prej kohësh ish-bashkëshortja e tij ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij dhe për këtë arsye ai ka kërkuar mbrojtje policore. “Më mbroni nga ish-gruaja ime, pasi ajo ka kohë që më rreh dhe që ushtron presion ndaj meje”, – ka denoncuar 41-vjeçari në polici, duke shënuar një nga rastet kur ka edhe gra që dhunojnë burrat. Pas këtij denoncimi, forcat blu kanë nisur procedimin penal për 29-vjeçaren dhunuese, ndërsa u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për 41-vjeçarin nga Kombinati. Ndërkohë, çdo ditë në polici paraqiten raste që denoncojnë abuzimet apo dhunën brenda familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat