Aksidenti, burri 70- vjeçar merr në qafë të shoqen

Kronikë e zezë

Aksidenti, burri 70- vjeçar merr në qafë të shoqen

Më: 7 maj 2015 Në ora: 07:11

Një aksident me pasoje vdekjen e një gruaje ka ndodhur rreth mesnatës në segmentin rrugor Bushat- Vau i Dejës.

Automjeti me targa AA 486 KR, që drejtohej nga shtetasi me inicialet B.S 70 vjec nga Kosmaçi i Komunës Bushat nga shpejtësia e madhe ka humbur kontrollin, duke përfunduar në oborrin e një shtëpie anë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme bashkëshortes së tij, 68- vjecares me inicialet N. S.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve ishin duke u kthyer në shtëpi pas një darke tek të afërimit e tyre kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 70- vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat