Kontrolli për hidrokarbure, bllokim 2 subjekteve, procedohen 5 të tjerë

Kronikë e zezë

Kontrolli për hidrokarbure, bllokim 2 subjekteve, procedohen 5 të tjerë

Më: 6 maj 2015 Në ora: 22:58

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa qytete, në vijim të Operacionit për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve” .

Ky operacion ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar.

Konkretisht janë kontrolluar 13 subjekte në, Berat , Kuçovë e Fier - Shegan.
Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 5 subjekte.
Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan 2 subjekte tregtimi karburantesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat