Kërkohej për vrasje, ekstradohet nga Athina 33-vjeçari

Kronikë e zezë

Kërkohej për vrasje, ekstradohet nga Athina 33-vjeçari

Më: 6 maj 2015 Në ora: 18:03

Zyra Qendrore Interpol Tirana kreu sot pasdite ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Athina, drejt vendit tonë, pasi ai ishte shpallur në kërkim për vrasje.

Anton Permarkaj, 33 vjeç, lindur, në Pukë, akuzohet nga gjykata e Pukës për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana rënduese kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.

Anton Permarkaj së bashku me shtetasit B.P, F.P dhe S.P, kanë vrarë shtetasit P. M., H. M. dhe kanë plagosur rëndë shtetaset T. M. dhe A. M., në fshatin Mardhniq. Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat