Arrestohet falsifikuesi, ka përfituar 623 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet falsifikuesi, ka përfituar 623 mijë euro

Më: 6 maj 2015 Në ora: 11:36

Policia e Prishtinës njofton se, pas një pune hetimore, është identifikuar dhe arrestuar një person, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme, me qëllim të përfitimit material.

Sipas njoftimit të publikuar nga ana MPB-së, vlerësohet se i dyshuari, me falsifikimet që ka bërë, ka përfituar shuma të mëdha parash, në vlerë 623.000 euro.

Në raportin policor nuk ka detale për atë se për çfarë lloj dokumentesh të falsifikuara bëhet fjalë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat