Plaçkiten tre studentë në veri të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Plaçkiten tre studentë në veri të Mitrovicës

Më: 6 maj 2015 Në ora: 09:11

Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë plaçkitur disa studentë, duke u marrë atyre para, stoli, celularë, orë dhe gjësende tjera me vlerë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, rreth orës 00:30, afër shkollës teknike në Mitrovicën veriore.

Sipas burimeve të njëjta, viktimat e mbrëmshme kanë qenë Millan Dajiq, Boban Stankoviq dhe Marko Pereniq, të gjithë të moshës 22 vjeçare, ndërsa ky është sulmi i pestë me radhë ndaj studentëve në këtë pjesë të qytetit brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se sulmuesit kanë bartur kapela në kokë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kanë marrë nga viktimat dy celularë dhe 500 dinarë.

Sipas tij, policia po punon në identifikimin dhe gjetjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat