Konfliktohet me pronarët e lokalit, 17-vjeçari tenton t’i vrasë me pistoletë

Kronikë e zezë

Konfliktohet me pronarët e lokalit, 17-vjeçari tenton t’i vrasë me pistoletë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 20:03

Konfliktohet për motive banale me pronarët e lokalit, 17-vjeçari, tenton t’i vrasë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë të Kurbinit, ku burime nga policia bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim 17-vjeçarin M.P.

Ky i fundit është konfliktuar me pronarin e lokalit dhe gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, vëllezërit A.P e Ar.P, 38 dhe 35 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, është gjetur e sekuestruar 1 fishek mod.54, kalibër 7.62 mm, me kapsolle të paplasur si dhe mjeti tip “Ford Fiesta”, me targë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat