Asgjësohen 480 rrënjë kanabisi në Pukë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 480 rrënjë kanabisi në Pukë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 19:44

Policia ka gjetur dhe asgjësuar plot 480 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa ditën e sotme në Pukë. Bimët janë gjetur në fshatin Qerok të komunës Qelez të Pukës, në kuadër të operacionit që është shtrirë edhe në rrethe të tjera.

Gjatësia e bimëve arrinte nga 4 deri në 10 centimetra. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë veprimtari, por ka nisur hetimet për të gjetur kultivuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat