Tiranë, i dënuari për vrasje kanoste nga burgu nëpërmjet Facebook-ut minorenen

Kronikë e zezë

Tiranë, i dënuari për vrasje kanoste nga burgu nëpërmjet Facebook-ut minorenen

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:53

I dënuari për vrasje kanoste nga burgu nëpërmjet Facebook-ut një minorene. Burime nga policia bëjnë me dije se 27-vjeçari, B.U., me origjinë nga Laçi ndodhet i izoluar në burgun e Shënkollit.

Vazhdimisht ai i dërgonte mesazhe kërcënuese një minoreneje me banim në Tiranë. Vajza e ka denoncuar rastin në Komisariatin Nr 3.,Tiranë, duke thënë se ndihej e rrezikuar. Gjatë dhënies së dëshmisë në prezencë të prindërve dhe psikologes, vajza u ka dhënë oficereve të policisë edhe mesazhet që i ishin dërguar nga Facebook-u.

Ato u administruan në cilësinë e provës materiale dhe pas verifikimeve, Policia e Tiranës nisi punën për identifikimin e dërguesit. Pas kësaj u konstatua se bëhej fjalë për një person të rrezikshëm, i dënuar për vrasje. Materialet në emër të shtetasit B.U., iu dërguan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat