Durrsakut i zbulohet 23 mijë euro të padeklaruara në Francë

Kronikë e zezë

Durrsakut i zbulohet 23 mijë euro të padeklaruara në Francë

Më: 5 maj 2015 Në ora: 16:16

Një shtetas shqiptar po hetohet në gjendje të lirë, pasi iu konstatua një shumë e madhe parash të padeklaruar në shtetin francez.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, nga kontrolli i kryer në shtetin francez në kamionin e 42-vjeçarit F.S., banues në qytetin Durrësit, është konstatuar një çantë me një shumë prej 230.850 euro, të padeklaruara.

Në bazë të ligjit, çdo pasagjer në makinë mund të marrë ligjërisht vetëm 10.000 euro kesh jashtë vendit.

Sipas policisë, ai e kishte mbyllur aktivitetin e tij privat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat