Shmang përplasjen me nxënësit, në gjendje të rëndë 32-vjeçari

Kronikë e zezë

Shmang përplasjen me nxënësit, në gjendje të rëndë 32-vjeçari

Më: 5 maj 2015 Në ora: 15:30

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Divjakës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mizë, 4 kilometra nga Divjaka.

Mësohet se një drejtues motoçiklete në përpjekje për të devijuar përplasjen me nxënësit e shkollës 9-vjeçare, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një nxënës 8-vjeçar me inicialet A.B.

Drejtuesi i motoçikletës Fatmir Tiko, 32 vjeç, është përplasur me asfaltin duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Dy personat e plagosur janë dërguar me ambulancë në spitalin e Lushnjës, por për shkak të gjendjes së rëndë 32-vjeçarin Fatmir Tiko është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat