Tentoi të grabiste një shtëpi, plagoset shqiptari

Kronikë e zezë

Tentoi të grabiste një shtëpi, plagoset shqiptari

Më: 5 maj 2015 Në ora: 13:34

Tre shqiptarë tentuan te grabisnin nje shtëpi ne Torino, por u pikasen nga pronari i shtëpisë, qe hapi zjarr dhe plagosi njërin prej tyre.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj te hëne ne Torino, kur tre shqiptaret hynë ne banesën e nje te moshuari.

79-vjeçari qëlloi me pistolete dhe plagosi njërin prej tyre, nje 39-vjeçar te identifikuar si Flori Eollaj, 39 vjeç.

Dy bashkëpunëtoret e tjerë arritën te largoheshin. Sipas informacioneve, shqiptari ka marre nje plumb ne shtyllën kurrizore dhe eshte transportuar ne spital ku i është nënshtruar nje ndërhyrjeje kirurgjikale.

I moshuari tregoi se ishte zgjuar nga zhurmat e grabitësve, qe kishin mundur te hynin edhe ne dhomën e tij te gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat