Automjeti me 4 vetë bie në lumë, një i vdekur, një grua rezulton e humbur

Kronikë e zezë

Automjeti me 4 vetë bie në lumë, një i vdekur, një grua rezulton e humbur

Më: 5 maj 2015 Në ora: 09:38

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër rezulton i humbur në një aksident automobilistik të ndodhur gjatë mesnatës në Urën e Dragobisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet me 4 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Valbonë. Të njëjtat burime sqarojnë se në aksident ka humbur jetën shtetasi Shan Pjetri nga Fierza ndërsa shtetasja Shpëtime Lilaj rezulton e humbur.

Dy persona e tjerë që ndodheshin në makinë, Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa kanë mbetur të plagosur. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur gjatë natës dhe rrethanat e tij ende nuk jane te qarta. Te plagosurit jane derguar menjehere ne spital per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat