Panik në Itali, përleshen bandat e shqiptarëve, 5 të arrestuar

Kronikë e zezë

Panik në Itali, përleshen bandat e shqiptarëve, 5 të arrestuar

Më: 4 maj 2015 Në ora: 20:04

Një grup shqiptarësh kanë qenë protagonistë në një skenë dhune në Ravena të Italisë, në qytezën e quajtur Lugo. Dy bandat e përbëra vetëm nga shqiptarë janë përleshur mes tyre me leva e shufra hekuri duke krijuar panik në mesin e dëshmitarëve dhe të pranishmëve, janë larguar më pas nga vendngjarja.

Ndërhyrja në kohë e karabinierëve, të njoftuar nga disa qytetarë, ka bërë të mundur arrestimin e pesë autorëve, katër prej të cilëve kishin nevojë për ndihmë mjekësore, ndërkohë njëri prej tyre u shtrua në spital për trajtim të mëtejshëm.

Gjatë inspektimit dhe pas kërkimeve të mëvonshme, u gjetën dhe konfiskuan shufra hekuri dhe një kaçavidë madhe. Shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë arrestuar nën akuzën “lëndime personale dhe mbajtjen e armëve, mjeteve për të sulmuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat