Preshevë: Treni godet traktorin me dhjetë persona

Kronikë e zezë

Preshevë: Treni godet traktorin me dhjetë persona

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:43

Dhjetë anëtarë të një familje nga fshati Miratoc i komunës së Preshevës, të dielën janë aksidentuar nga treni në hekurudhën Miratoc-Çukarkë.

Aksidenti ka ndodhur në orët e paradites derisa familja Esati po kalonin hekurudhën, kur treni ka goditur befas.

Në momentin e goditjes gjashtë anëtarë të familjes gjendeshin në rimorkio dhe katër të tjerë në traktorë.

Për fat të mirë familja Esati nga Miratoca ka marrë lëndime të lehta, derisa dy prej anëtarëve janë shtruar në spitalin e Vranjës, jashtë rrezikut për jetë.

Duhet theksuar se aksidenti kishte ndodhur në kohën kur kjo familje ishte drejtuar për të punuar tokën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat