Londër, arrestohet Kristian Gecaj akuzohet për tregtim kokaine

Kronikë e zezë

Londër, arrestohet Kristian Gecaj akuzohet për tregtim kokaine

Më: 4 maj 2015 Në ora: 19:33

Një 25 vjecar me nënshtetësi shqiptare është arrestuar nga efektivët në Londër, pasi në automjetin e tij u gjet një sasi kokaine dhe një thikë gjatë kontrollit rutinë nga autoritetet. Kristian Gecaj u vetëdeklarua fajtor dhe u dënua me 28 muaj burgim.

Fillimisht uniformat blu ndaluan Gecaj gjatë një operacioni policor për automjetet e pasiguruar dhe zbuluan më pas një thikë në xhepin e xhaketës së tij. Në një kërkim të mëtejshëm autoritetet zbuluan dhe një masë të madhe kokaine të fshehur brenda një cante shpine.

Menjëherë më pas 25-vjecari u dërgua në rajonin e policisë, ku iu sekuestrua përsëri një masë koaine e fshehur brenda një pakete cigaresh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat