Ndezi zjarr pranë repartit ushtarak, plagoset në këmbë 20-vjeçari nga shpërthimi i 4 fishekëve

Kronikë e zezë

Ndezi zjarr pranë repartit ushtarak, plagoset në këmbë 20-vjeçari nga shpërthimi i 4 fishekëve

Më: 4 maj 2015 Në ora: 13:26

Ndezja e një zjarri pranë një reparti ushtarak në Tiranë i ka rrezikuar jetën një të riu.

Një 20-vjeçar nga Tirana, ka mbetur i plagosur në këmbë nga katër fishekë që kanë shpërthyer si pasojë e zjarri që ai kishte ndezur pranë një reparti ushtarak teksa po ruante bagëtitë.

20-vjeçari Vullnet Xhani u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërsa policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kontrollin e zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat