Trupin e vdekur të nënës e ka mbajtur dy vjet në banesë

Kronikë e zezë

Trupin e vdekur të nënës e ka mbajtur dy vjet në banesë

Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:50

Një burrë 50 vjeç nga qyteti gjerman Gronau që tash gjendet në psikiatri e ka mbajtur dy vjet në banesë trupin e vdekur të nënës së tij, shkruan tabloidi “Bild”.

“Kur e kemi pyetur për Rozvitën(nënën), ai(djali) gjithnjë është përgjigjur se ajo është keq dhe se nuk do që ta vizitojë askush…”, ka thënë sot një nga fqinjët për këtë tabloid, sipas së cilës djali gjithnjë ka refuzuar çdo vizitë të fqinjëve me fjalët se “ as ata pot ë ishin në gjendjen e nënës se tij nuk do të dëshironin vizita”.

“Rozvita ka qenë grua zemërmirë”, ka thënë fqinja, por edhe për djalin për të cilin policia thotë se shihet si i humbur kur është zbuluar kufoma, ndërsa edhe të njohurit flasin për të si njeri i dashur.

“Gjithnjë ka qenë I dashur dhe i ndijshëm. Për nënën e tij pas vdekjes së babait ka premtuar se asnjëherë nuk do ta lë vetëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat