E bija e pedofilit, rrëfen pas shumë vite për vrasjet e babait të saj!

Kronikë e zezë

E bija e pedofilit, rrëfen pas shumë vite për vrasjet e babait të saj!

Nga: Diana Bunjaku Më: 4 maj 2015 Në ora: 11:05

Kërkime të freskëta për vajzën 11 -vjeçare Moira Andersion e cila u zhduk në vitin 1957, erdhën pasi vajza e pedofilit ( Sandra Browen) erdhi përpara të gjithëve me dëshmi të reja trishtuese, kundër babait të saj (pedofil).
Moira Anderson 11 vjeçare u zhduk atëkohë kur ishte një stuhi bore, në Coalbridge , të Skocisë.
Sandra Broën ( e bija e pedofilit) e cila ka bërë fushatë për vite të tëra, për të parë se si babai i saj ndiqte vajza të reja, më fund arriti me rrëfime rrëqethëse për opinionin, duke u fokusuar në pellgun e izoluar mjaftë të thellë, aty edhe ku ishte zhdukur e vogla Moira.

Pas zhdukjes së Moires do të fillojë së shpejti një kërkim i ri, për t’i gjetur eshtrat e saj, të cilat janë groposur me misterin e vdekjes 60 vjet më parë.

Pas shumë vitesh kërkimi për vajzën apo nxënësen 11 vjeçare, e cili u zhduk atëkohë në vitin 1957 , do të fillojë sërish pista e hetimeve duke u fokusuar kështu pikërisht në një pellg të izoluar, dëshmi këto të cilat i sjelli vet Sandra, e bija e pedofilit, rrëmbyesit apo vrasësit.

Sandra Brown ka luftuan për më shumë se 20 vjet për të parë babanë e saj - pedofil Alexander Gartshore - i cili ishte i dënuar dhe akuzuar për vrasjen e 11 –vjeçarës.

Ai i kishte thënë disa herë të bijës Sandra, pasi se të akuzohet se “ diku në një pellg të izoluar është një vend ideal për eshtrat e trupit “.
Pas kësaj informate avokati Frank Mulholland ka njoftuar se një ekspert mjeko-ligjorë të përfshirë në rastin e vrasjes të Moires, do të çojë në kërkim të ri për vajzën nga Coatbridge , Lanarkshire e Veriut , për të cilën ishin bërë shumë përpjekje për ta zgjidhur si rast apo si një ndër rastet me të gjatë të hetimeve, të mbyllura të ndodhura në Skoci.

Si u zhduk Moira?

Moira u zhdukën gjatë një dite me borë dhe frymë më 23 shkurt 1957, pasi ajo hipi në një autobus për të shkuar në një dyqan në qytet. Dhe që nga ajo kohë trupi i saj nuk u gjend kurrë.
Babai (pedofil) 85 vjeçar, i Sandra Brown, i cili e kishte parë për herë të fundit viktimën Moira, vdiq në vitin 2006
Ajo disa herë e kishte shtyrë të atin, që ti tregonte për (veprimet e tij) madje ishte përpjekur që t’i ndiqte rastet e vrasjes që po i bënte babai i saj. Qysh në moshën 4 vjeçare Sandra e kishte kuptuar se me babain e saj,( pedofil) diçka nuk ishte në rregull. Në bisedën e fundit që e kishte pasur ajo me të atin në “Pond Dick ajo kishte mbetur e shokuar nga rrëfimet trishtuese.
"Unë kurrë nuk do të harroj ato fjalë që mi tha babai im (pedofil) sepse ato në realitet edhe më më dhanë një start që të filloje vet hetimet rreth vrasjeve dhe zhdukjeve të të tilla" thotë Sandra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat