Mbushi makinën me karburant me kartmonedhë fallso, arrestohet

Kronikë e zezë

Mbushi makinën me karburant me kartmonedhë fallso, arrestohet

Më: 4 maj 2015 Në ora: 09:34

Një i ri nga Lezha ka rënë në prangat e policisë për fallsifikim të monedhave.
24-vjeçari, Armando Shukullanji, banues në lagjen “Varosh” u ndalua gjatë ditës së djeshme nga struktura e Sektorit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DPQ Lezhë, pas një kallëzimi të bërë ndaj tij nga një shitës karburanti.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ndaj tij ka bërë kallzim një shitës i një karburanti afër urës së Lezhës”.
Sipas kallzimit të tij dhe nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 24-vjeçari ka furnizuar me karburant mjetin tip “Audi”, me targë AA402JT, duke paguar nepërmjet një kartëmonedhe 100 euro e cila dyshohet e falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat