Arrestimi i punonjësve të INUV, gjykata rrëzon prokurorinë: I paligjshëm

Kronikë e zezë

Arrestimi i punonjësve të INUV, gjykata rrëzon prokurorinë: I paligjshëm

Më: 3 maj 2015 Në ora: 22:26

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për pezullimin nga detyra të katër punonjësve të Inspektoratit Urbanistik Vendor të arrestuar disa ditë më parë me akuzën e fyerjes dhe dhunimit të një personi. Në vendimin e saj gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tyre.

Ndërkohë, nga ana e vet, INUV ka depozituar një kallëzim penal për efektivët e komisariatit numër 1 si dhe ndaj drejtorit të policisë së Tiranës për veprime arbitrare. 3 punonjësit e INUV, Alban Dervishi, Andi Hyka, Endrit Kusi dhe Indrit Shehi u arrestuan disa ditë më parë pas konfliktit me një person gjatë punës së tyre në INUV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat