​Tentim vrasje në Pejë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

​Tentim vrasje në Pejë, një i arrestuar

Më: 3 maj 2015 Në ora: 21:17

Në Pejë ka ndodhur një tentim vrasje.

Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, i dyshuari mashkull shqiptar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull shqiptar.

Nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari është arrestuar më pas me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

Është konfiskuar arma e llojit AK-47 dhe një karikator i zbrazët.

Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat