Shqiptarja plagoset në pavionin turk të Expo 2015

Kronikë e zezë

Shqiptarja plagoset në pavionin turk të Expo 2015

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:44

Një vajzë 24-vjeçare shqiptare u plagos rëndë në pavijonin turk të panairit “Expo Milano 2015”,pas një aksidenti të papritur.

Vajza e re ishte duke vizituar pavijonin që prezanton Turqinë kur konstrukti i sipërm i tij, u shkëput dhe i ra mbi kokë. Shqiptarja u dërgua menjëherë në spitalin San Carlo të Milanos.

Dyshohet se pjesa e konstruktit që i ra mbi kokë 24-vjeçares, nuk ishte e fiksuar me vida, por me ngjitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat