Gjykata lë në burg grupin e zjarrit të Lazaratit

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg grupin e zjarrit të Lazaratit

Më: 3 maj 2015 Në ora: 16:45

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për grupin e zjarrit të Lazaratit. Shtetasit Gentjan Kazma, 33 vjeç; Arjan Basha, 47 vjeç; Ramadan Basha, 31 vjeç; Gurgaz Skënderi, 24 vjeç; dhe Mirteza Shemsho, 42 vjeç; të pestë banues në Lazarat, u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për një sërë veprash penale. Të pestë këta persona akuzohen se janë pjesë e grupit të zjarrit që qëlloi me armë ndaj uniformave blu, gjatë zhvillimit të operacionit Antikanabis Qershor 2014 në Lazarat.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim që prej qershorit të vitit 2014, ndërsa më 1 maj të këtij viti u bë i mundur arrestimi i tyre.

Në kuadër të operacionit antikanabis të realizuar një vit më parë në Lazarat, pritet të arrestohen edhe 30 persona të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat