Pejë, arrestohet për gjuajtje me armë zjarri

Kronikë e zezë

Pejë, arrestohet për gjuajtje me armë zjarri

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:58

Në Pejë, një person ka gjuajtur me armë zjarri ndaj një personi tjetër, me ç`rast viktima i ka shpëtuar plumbit.

Sipas raportit të policisë, deri te ngjarja ka ardhur si shkak i një mosmarrëveshje për një kontekst pronësor.
I dyshuari më pas është arrestuar dhe i është konfiskuar arma AK-47.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat