Plagos me thikë vëllain, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagos me thikë vëllain, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Më: 3 maj 2015 Në ora: 12:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një konflikt familjar mund të kishte përfunduar në një tragjedi.

Një 55-vjeçar është qëlluar me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti banal midis tyre. Vullnet Zekaj ka goditur me thikë vëllain e tij T.Zekaj, 55 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës. 55- vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e qytetit bregdetar ka shpallur në kërkim Vullnet Zekajn, 36 vjeç, i cili akuzohet për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat