Ekstradohet për vrasjen në Itali, shqiptari tradhtohet nga pasioni për modën

Kronikë e zezë

Ekstradohet për vrasjen në Itali, shqiptari tradhtohet nga pasioni për modën

Më: 3 maj 2015 Në ora: 11:43

Shqiptari u tradhtua nga pasioni i tij për modën italiane. 33-vjeçari Arbër Osmanaj i akuzuar për vrasjen e një të riu nëntë vjet më parë, u arrestua në Gjermani, ndërkohë që një ditë më parë policia italiane bëri të mundur ekstradimin e tij.

I riu akuzohet se vrarë shtetasin shqiptar Skënder Kajnon, emigrant në Itali. Kjo ngjarje ka ndodhur në Albisola Superiore, provincën e Savona-s mes 18 dhe 19 dhjetorit të vitit 2004.

Osmanaj ishte arrestuar mbi një muaj më parë më 31 mars në Monaco di Baviera (Gjermani). Sipas asgjencisë “Genova 24”, Osmanaj është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen e muratorit 31-vjeçar Skënder Kajno.

Sipas hetimeve, vrasja erdhi pas një konflikti mes dy grupesh trafikantësh të femrave, që shfrytëzonin një prostitutë nga Ukraina. Për vrasjen e ukrainases 20-vjeçare Tania, ndodhur ne vitin 2004 janë dënuar me 14 vjet burgim edhe dy emigrantë të tjerë, një shqiptar (Ermal Ramaj, 29 vjeç) dhe një ukrainas.

Policia tha se zbulimi i Osmanaj erdhi pasi ai tradhtoi veten. I pasionuar pas luksit, blinte gjëra të shtrenjta në vendet ku jetonte, Gjermani, Angli dhe Itali. Arbër kishte pasion modën dhe nuk linte pa blerë rrobat e shtrenjta të firmave sidomos në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat