Makina përplas një 13-vjeçar në Tiranë

Kronikë e zezë

Makina përplas një 13-vjeçar në Tiranë

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:39

Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor, kur një automjet ka përplasur një 13-vjeçar ndërsa kalonte rrugën.

I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore të Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq blutë e Tiranës kanë ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat